22 Dhjetor 2024

Nënshkruhet vendimi i konfiskimit te kafshëve të kontrabanduara

Prishtinë, 22 dhjetor - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasha Rashic dhe përfaqësuesit e lartë të Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës, Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, si dhe Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, kanë bërë nënshkrimin Procedurave Standarde të  Operimit (PSO) për konfiskimin e kafshëve të kontrabanduara.

Nënshkrimi i PSO-së për konfiskimin e kafshëve të kontrabanduara ka për qëllim parandalimin dhe luftimin e kontrabandimit me kafshë, si dhe unifikimin e të gjitha proceduarave të veprimit në organizimin e aktiviteteve dhe shtimin e masave të sigurisë në kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit.

Me këtë rast, zëvendësministri Sasha Rashic, i cili gjithashtu është edhe Koordinator Nacional për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, tha se nënshkrimi i këtyre procedurave ka një rëndësi të veçantë, pasi që ndihmon dhe qartëson rrugët ligjore për përfundimin më të shpejtë të rasteve të kontrabandimit me kafshë.

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional në Menaxhimin e Integruar të Kufirit, deri më tani janë nënshkruar edhe Procedurat Standarde të Operimit për Qendrën Nacionale të Kontrollit të Kufijve, për shfrytëzimin e përbashkët të pajisjeve, për Operacionet e përbashkëta si dhe  Procedurat Standarde të Operimit për komunikim.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)