22 Dhjetor 2024

Nënshkruhet Marrëveshja për projektin “Shujtë për të gjithë”

Prishtinë, 20 prill - Në ambientet e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, arrihet nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Këtë marrëveshje bashkëpunimi e kanë nënshkruar zëvendësministri i MPMS-së Gjergj Dedaj dhe zëvendëskryetari i KK Prishtinë Avdullah Hoti, ku qëllimi i kësaj marrëveshje është realizimi i Projektit të MPMS-së “ Shujtë për të gjithë”, ku me hapjen e kuzhinave popullore do të mund t’u ofrohet shujtë ditore gjatë 365 ditëve në vit gjithë atyre personave që janë në varfëri të skajshme dhe me gjendje të rëndë sociale.

Dedaj me këtë rast është shprehur se ky do të jetë vetëm fillimi i një projekti me rëndësi të veçantë për ato familje që janë në nevojë duke theksuar kështu se shumë shpejt do të fillohet edhe me realizimin e këtij projekti edhe në komunat tjera të Kosovës.

“Jam i kënaqur që kemi filluar me një projekt të tillë që ka për qëllim mbështetjen për ata persona që janë në gjendje të rëndë financiare dhe synojmë që ky projekt të shtrihet edhe në komunat tjera në Kosovë”, është shprehur Dedaj.

Sipas kësaj marrëveshjeje MPMS-ja obligohet që me rastin e implementimit të këtij projekti do të bëj organizimin dhe shpalljen e tenderit publik për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të implementoj projektin në praktikë, ku mbikëqyrjen e implementimit në tërësi të projektit do ta bëj MPMS.

Ndërsa obligimet që e ngarkojnë Komunën e Prishtinës janë ato që kanë të bëjnë me përzgjedhjen e familjeve apo personave që do të ushqehen në kuzhinat popullore si dhe financimin e projektit në tërësi që ka një vlerë prej 10.000 Euro.

Vlefshmëria e kësaj Marrëveshje zgjat 1 vit me mundësi vazhdimi për vitet pasuese.

Dedaj më tej siguroi edhe njëherë se MPMS do t’i përmbush obligimet e veta që dalin nga kjo marrëveshje duke synuar kështu një bashkëpunim edhe më të mirë dhe më të shëndosh në të ardhmen me Komunën e Prishtinës dhe me cilëndo institucion tjetër  që kanë synime dhe projekte të përbashkëta në të mire të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq Hoti falenderoi zv/ministrin për kontributin dhe angazhimin e tij në përkrahjen dhe mbështetjen në vazhdimësi të këtij projekti

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)