22 Dhjetor 2024

Nënshkruhet korniza për matje, krijim dhe regjistrim të njësive kadastrale

Prishtinë, 22 prill - Reformat ligjore të ndërmarra nga Agjencia Kadastrale e Kosovës gjatë fundit të vitit të kaluar, respektivisht hyrja në fuqi e njëmbëdhjetë Udhëzimeve Administrative,  pos që kanë avancuar administrimi e tokës në përgjithësi, të njëjtat kanë rezultuar edhe në ndryshimin e mënyrës së kryerjes së punëve profesionale nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Zyrat Kadastrale Komunale, kompanitë e licencuara gjeodete, gjeodetëve të licencuar dhe akterëve të tjerë profesional.

Ndërsa pas analizave të bëra nga ekspertë të AKK-së dhe palë të tjera të interesit, ka dalë në pah nevoja për avancimin e kornizave profesionale të punës në përputhje me ndryshimet e imponuara nga avancimi i kornizës ligjore.

Për këtë arsye, gjatë muajve të fundit është punuar në hartimin e një dokumenti gjithëpërfshirës profesional, i cili do të shërbejë si udhërrëfyes i unifikuar për të gjithë profesionistët të përfshirë në fushën e regjistrimit të pronës, kadastrës dhe gjeodezisë.

Përndryshe, dokumenti i cili me 21 Prill, 2020 është nënshkruar nga Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës Avni Ahmeti është karakterizuar nga gjithëpërfshirja profesionale, pasi që pjesëmarrës në punëtori dhe kontribuues me komente dhe sugjerime profesionale gjatë shikimit publik të draftit final kanë qenë ekspertë nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, Zyrat Kadastrale Komunale, Shoqata e Gjeodetëve të Kosovës si dhe gjeodetë të licencuar e ngjashëm.

Korniza e punës është dokument dinamik me mundësi plotësimi dhe përmirësimi varësisht të gjeturave në terren.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)