25 Dhjetor 2024

Në Zveçan hapet kooperativa bujqësore

Zveçan, 23 shtator - Një kooperativë bujqësore është hapur sot në Zhitkovc nga përfaqësuesit e Komunës së Zveçanit dhe të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Projekti për Zhvillimin e Kooperativës së Fermerëve implementohet nga Komuna e Zveçanit, bashkë me partnerin e tyre implementues, Qendrën për Zhvillim të Komuniteteve Lokale.

Ky projekt është pjesë e Skemës së Granteve të BE-së për Veri, e cila është projektuar për të mbështetur rajonet e Kosovës në rritjen e gjenerimit ekonomik dhe në krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik.

Duke folur në ceremoni, shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, tha se ky projekt paraqet \"një hap të rëndësishëm drejt formimit të sektorit bujqësor konkurrues në komunën e Zveçanit dhe Leposaviçit dhe në rajon\".

Ky projekt ka nisur në janar të vitit 2014, me një buxhet të përgjithshëm prej 357,000 eurosh. Zyra e BE-së ka financuar këtë nismë me 321,000 euro.     

Një numër i madh pjesëmarrësish kanë marrë pjesë në implementimin e këtij projekti, përfshirë: mbi 50 prodhues bujqësor, një numër ekspertësh bujqësorë dhe institucionesh profesionale, vetë-qeverisja lokale dhe ekspertë dhe profesorë nga Fakulteti i Bujqësisë në Leshak.

Ndërtesa e kooperativës bujqësore është pajisur edhe me makineri bujqësore. Përveç këtyre janë mbajtur edhe një numër trajnimesh profesionale për fermerët lokalë, pastaj udhëtime studimore në Itali dhe Slloveni për fermat e praktikës së mirë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)