Në qumështin gjerman u gjetë aflatoksinë
Prishtinë, 8 mars - Ministria e Mjedisit e bundeslandit Nord Rhein-Westphalen njoftoi se në disa ferma të këtij rajoni të Gjermanisë në qumësht u zbuluan substanca toksike - të ashtuquajturat aflatoksinë, të prodhuara nga kërpudhat mikroskopike.
Në një nga fabrikat e qumështit në zonën e Hochsauerlandkreis përmbajtja e këtyre substancave në qumësht, të cilat shkaktojnë sëmundje onkologjike, e tejkalonte dy herë normën e lejuar.
Aktualisht po verifikohet ka dalë apo jo në treg sasia e infektuar e qumështit. Furnizimi me qumësht është ndaluar përkohësisht