Në Librazhd mbahet “Panairi i Mjaltit”
Librazhd, 21 shtator - Rrethi i Librazhdit është prodhuesi më i madh, por edhe më cilësor i mjaltit në Shqipëri.
Janë 6 mijë koshere në të gjithë territorin ku qindra fermerë vazhdojnë traditën e tyre në prodhimin e mjaltit.
Për të tretin vit me radhë Bashkia e Librazhdit organizon “Panairin e Mjaltit” ku këtë vit marrin pjesë 160 fermerë duke sjellë jo vetëm mjaltë cilësor, por edhe produkte të tjera bio të zonës.