Në Kosovë importohen 16 milionë litra qumësht pluhur

Prishtinë, 7 prill - Tregu i Kosovës që nga paslufta është vërshuar nga qumështi i dyshimtë dhe produktet e qumështit pluhur. 
Sipas të dhënave të OJQ-së Konsumatori, sasia vjetore e qumështit pluhur, që importohet nga bizneset vendore, është rreth 16 mijë tonelata. 
Dyshohet se importi bëhet edhe nga vende me radioaktivitet të lartë që për pasojë e bën të rrezikshëm për shëndetin qumështin pluhur. 
Por, autoritetet kosovare hezitojnë të japin informacione për shqetësimet e ngritura nga konsumatori. 
Zyrtarët e Doganave të Kosovës dhe të AVUK-ut për dy ditë me radhë nuk kanë dhënë përgjigje në çështjet e ngritura nga gazeta në lidhje me sasinë që po importohet dhe të dhënat që duhet ti kenë këto institucione
/Kosova Sot/ 
















