22 Dhjetor 2024

Në Gjilan shpërndahen 16 tonë koncentrat për gjedhe

Gjilan, 11 qershor - Organizata për Zhvillim Rural “Mëshqerra” me seli në Prishtinë ka mbështetur sot përfituesit e projektit të lopëve qumështore të racës Hollshtajn me koncentrat 18 përqind proteina në Komunën e Gjilanit.

Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, ka falënderuar organizatën si donatore e këtij projekti dhe ka konfirmuar se qeverisja komunale është në shërbim të plotë dhe mbështetje maksimale për implementimin e këtij projekti.

“Komuna e Gjilanit është falënderuese për këtë donacion në sektorin e bujqësisë dhe me këtë trend do të vazhdojmë edhe më tutje që participimin që e bëjnë fermerët ta mbështesim në mënyrë direkte."

"Fermerët janë shtylla e zhvillimit të blegtorisë si degë dhe e fushës së bujqësisë në përgjithësi, prandaj me mbështetjen e donatorëve dhe prioritetet e Komunës do të bëjmë që zhvillimi lokal ekonomik të shënoj rritje, sepse regjioni ynë është i njohur me tokën bujqësore si mundësi të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik”, ka thënë Ismajli.

Florentina Kida-Gërguri nga organizata “Mëshqerra”, ka thënë se ky projekt ka qëllim zhvillimin e sektorit të blegtorisë dhe në kuadër të kësaj sot me participimin e përbashkët të fermerëve po shpërndahen 16 tonë koncentrat në fazën e parë, për fermerët që janë përfitues të lopëve Hollshtajn prej organizatës.

Ajo ka konfirmuar se projekti do të përcillet edhe në terren me vizita të rregullta dhe ofrim të shërbimeve të ndryshme, në mënyrë që kjo racë e lopëve qumështore të jetë gjithnjë e më shumë prezente në këtë regjion.

Ndërsa, nga ana e tij, drejtori i Bujqësisë në Gjilan, Ramiz Ramadani, ka thënë se janë 66 ekonomi familjare që kanë mundësinë e rritjes dhe zgjerimit të kapaciteteve të tyre blegtorale dhe përmirësimit racor falë donacionit që ka ardhur nga organizata “Mëshqerra”.

“Përfitues janë 66 fermerë në një sasi prej 16 mijë kilogramësh koncentrat për lopë qumështore me 18 përqind proteina. Shpërndarja do të bëhet gjatë ditës së sotme dhe të nesërme dhe në këtë fazë do të ndahen nga 240 kilogram koncentrat për secilin farmer."

"Drejtoria e Bujqësisë është në asistencë të plotë me staf profesional dhe mbështetje të çfardo natyre qoftë dhe ky projekt të arrij efektin e tij më të mire në këtë fazë”, ka thënë ai ndër të tjerash.

Përndryshe, fermerët, por edhe profesionistët e fushës vlerësojnë se sasia e planifikuar e koncentratit rrit performancat prodhuese të qumështit dhe riprodhimin e mëtutjeshëm te lopët në shumëzimin e parë të tyre.
​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)