Në Gjilan nis faza e tretë e dezinfektimit hapësinor
Gjilan, 1 gusht - Sot, në Gjilan do të fillojë faza e tretë e dezinsektimit hapësinor, e cila përfshin qytetin si dhe zonat përreth tij, me qëllim të shfarosjes së mushkonjave dhe insekteve tjera të bezdisshme për qytetarët.
Nga bletarët kërkohet që gjatë kohës sa zgjat aksioni për dezinsektim, t`i mbajnë të mbyllura bletët e tyre, në mënyrë që të mos kenë ndonjë dëm eventual nga preparatet të cilat përdorën për asgjësimin e mushkonjave dhe insektet tjera të dëmshme.
Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Nexhat Hajrullahu, ka thënë se dezinsektimi do të bëhet nga ora 20:00-24-00.
Përndryshe, deri më tani janë kryer dy faza të dezinsektimit, më 16 qershor dhe më 8 korrik, për katër ditë me radhë.
Aksioni organizohet nga Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa realizohet nga kompania “Fauna”.