26 Dhjetor 2024

Në Gjilan hapet qendra e ngrirjes së pemëve të imëta

Gjilan, 29 prill - Në Gjilan është hapur qendra e ngrirjes së pemëve të imëta, Calabria, që do të jetë në shërbim të pemëtarëve të rajonit të Anamoravës.

Në ceremoninë inauguruese ka marrë pjesë Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, shefi i USAID për Kosovë, James Hope dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Ministri Krasniqi tha se kjo qendër po e zgjeron llojllojshmërinë e investimeve që po bëhen në sektorin e bujqësisë dhe për më tepër do të jetë një ndihmesë më shumë për pemëtarët e kësaj zone, por po ashtu edhe një mundësi më shumë për bizneset përpunuese të pemëve.

Ai shtoi se pemët janë një sektor strategjik dhe investimet janë shtuar. Ministri tha se gati 7 milionë euro do të ndahen vetëm këtë vit për sektorin e pemëve, në subvencione dhe grante.
Ky sektor, tha ai, ka arritur të zhvillohet shumë edhe falë përkrahjes në forma të ndryshme nga USAID dhe partnerë tjerë ndërkombëtarë.

Nga ana e tij, shefi i USAID për Kosovë, James Hope theksoi se bujqësia mbetet një nga fushat kryesore ku do të përkrahet Kosova dhe shtoi se me ky sektor përben një nga potencialet më të mëdha për zhvillim ekonomik dhe punësim.
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri falënderoi MBPZHR-në dhe USAID për mbështetjen që kanë dhënë për fermerët e kësaj komune dhe në Anamoravë në përgjithësi. Ai shtoi se edhe komuna po i jep prioritet bujqësisë përmes mbështetjes së fermerëve në forma të ndryshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)