22 Dhjetor 2024

Në Gjilan fillon faza e dytë e dezinsektimit hapësinor

Gjilan, 21 korrik - Komuna e Gjilanit nis sot fazën e dytë të dezinsektimit hapësinor për të krijuar një ambient pa insekte të dëmshme dhe pengesë në jetën e qytetarëve të Gjilanit.

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, e cila menaxhon me këtë projekt ka konfirmuar se të gjitha përgatitjet janë bërë që faza e dytë të nis sonte në ora 19:30 deri në orën 24.00 dhe do të vazhdoj për tri ditë me radhë.

Gjatë kohës së dezinsektimit, qytetarët luten që t’i mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda, sikurse një kujdes i veçantë duhët të kenë edhe bletarët të cilët rekomandohen ti mbyllin bletët e tyre nga ora 19:30 deri në orën 05:00.

Dezinsektimi fillon nga lagja ,,Zabeli’’, përkatësisht nga kolektori ku zakonisht është burim i mushkonjave dhe insekteve tjera, për të vazhduar përgjatë lumit Mirusha në të dy anët e tij deri në qendër të qytetit, poashtu do të përfshihet lagja Reshat Ymeri, Dheu i Bardhë Dardania, Arbëria, Bregu I Djegur dhe tërë lagjet e tjera të qytetit.

Këtë vit janë të përfshira edhe zonat rurale ku ka potencial të lartë të zhvillmit të këtyre insekteve sidomos rreth lumenjëve të fshatrave Malishevë, Uglarë, Pogragjë, Dobërcan, Përlepnicë, Livoqi i Epërm, Livoqi i Ulët, Cërrnicë, Lladovë, Zhegër, Llashticë dhe Velekincë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)