22 Dhjetor 2024

Në Ditën Botërore të Mjedisit pastrohen brigjet e liqenit të Vërmicës

Prizren, 5 qershor - Me rastin e shënimit  të “Ditës Botërore të Mjedisit - 5 Qershorit 2020” , Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Komunën  e Prishtinës, Prizrenit, Suharekës, Gjilanit, Istogut, si dhe  OJQ-të  mjedisore si ; “Let’s Do it Kosova”, “Green Art Center”, ”Ekovizioni”, “Pamkos” dhe shoqërinë civile, do të shënojnë këtë ditë, si një ndër festat me të rëndësishme të kalendarit Mjedisor.

Manifestimi qendror do të mbahet në brigjet e “Liqenit të Vermicës” në Komunën e Prizrenit

Gjatë këtij manifestimi do të ketë aksion pastrimi në brigjet e liqenit të Vërmicës. Ky aktivitet organizohet nga Let’s Do It Kosova në bashkëpunim me Komunën e Prizrenit dhe mbështetet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Në aksion do të marrin pjesë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia Kufitare, Zjarrëfikësit, Shoqata e Peshkatarëve dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në Prizren.

14:30 – Nga Prizreni, ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës.

Thirrjes për aktivitetin e 5 Qershorit i janë përgjigjur edhe komunat tjera të Kosovës të cilat kanë mobilizuar resurset e tyre për të larguar sa më shumë deponi ilegale të mbeturiave dhe mbjellje të fidaneve, rezultatet e të cilave do të publikohen një ditë më vonë.

Vlen të theksohet se Forca e Sigurisë së Kosovës, edhe këtë herë do të mbështet aksionet për pastrimin e vendit në një numër të konsideruar të komunave të Kosovës.

Të gjitha aktivitetet e planifikuara do të organizohen sipas rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)