23 Dhjetor 2024

Ndiqen penalisht të dyshuarit për vrasjen e arinjëve në Mitrovicë

Prishtinë, 28 maj - Me rastin e marrjes së lajmit për lirimin e të dyshuarve për vrasjen e dy arinjëve të murrmë në Mitrovicë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka parashtruar ankesë ndaj vendimit skandaloz  të gjykatës, pranë Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

 

Personat e dyshuar për vrasjen e kësaj specie strikt të mbrojtur të Kosovës, ishin arrestuar dhe më pas ishin liruar pasi kishin paguar gjobën prej 200 euro.

Krahas ankesës, MMPH do të veprojë sipas ligjeve të zbatueshme në Kosovë dhe Kodit Penal, sipas të cilit, neni 359 përcakton se ”kushdo që pa leje ose autorizim, gjuan ose mbyt një kafshë të egër ose e zë të gjallë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në 6 (gjashtë) muaj”.

Gjithashtu Kodi Penal dënon shitjen apo nxjerrjen e jashtëligjshme jashtë vendit të kafshëve posaçërisht të mbrojtura me burgim deri në 2 vjet. Ndwrkaq, Ligji për Mbrojtjen e Natyrës parasheh dispozita ndëshkimore me gjobë deri në 40.000 euro ndaj personave juridikë që zhdukë llojin e egër autokton, dhe deri në 4.000 euro ndaj personave fizikë.

Në të njëjtën kohë, MMPH shfrytëzon rastin të informojë të gjithë mbajtësit e arinjëve të murrmë se shitja apo mbytja e një kafshe strikt të mbrojtur të Kosovës është vepër penale dhe e dënueshme me burg.

Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi është shprehur shumë i indinjuar me rastin e ndodhur në Mitrovicë, veçanërisht pasi ky lajm kishte tërkhequr shumë media ndërkombëtare dhe kishte paraqitur Kosovën si një vend me shumë përgjegjësi ndaj mbrojtjes së kafshëve.

“Ne si Ministri e Mjedisit do t’i ndjekim të gjitha rrugët e mundshme ligjore dhe do të kërkojmë dënimin maksimal që lejohet me ligj ndaj këtyre personave. Ne konsiderojmë se kjo është vrasje mizore dhe shkatërrim i pasurisë kombëtare të Kosovës”, ka thënë Ministri Gashi.

Fondacioni “Katër Putrat” me seli në Austri dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit kanë filluar një mision shpëtimi për arinjë e murrmë që mbahen të internuar në restorane dhe minikopshte në Kosovë.

Deri më tani janë konfiskuar pesë arinjë të murrmë dhe janë vendosur në strehimoren e arinjëve afër liqenit të Badovcit. Kjo strehimore është ngritur me qëllim të ofrimit të kushteve humane të jetesës për këta arinjë.

Këto veprime janë të ndaluara me ligjet në Kosovë, pasi që specia ariu i murrmë është kafshë strikt e mbrojtur e natyrës së Kosovës, dhe lloj i kërcënuar të zhduket nga territori i Kosovës.

Lajmi për misionin e shpëtimit të arinjëve të murrmë është përhapur në rreth 130 media botërore, si një lajm shumë pozitiv për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)