Ndalohet therja e kurbaneve jashtë thertoreve te autorizuara
Prishtinë, 23 tetor - Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur për kujdesin gjatë therjeve të bagëtisë për kurban me rastin e festes se bajramit.
\"Është në mandatin dhe objektivin tonë, që në radhë të parë, të parandalojmë, paraqitjen e sëmundjeve të cilat mund të vijnë nga konsumi i mishit nga kafshët të cilat nuk theren nën mbikëqyrjen e Veterinerëve Zyrtarë të autorizuar për kontrollin e kafshëve para therjes dhe pas therjes si dhe kushteve higjienike të hapësirave ku theren ato\", thuhet në njoftimin e AUV-it.
Therja në hapësira të cilat nuk janë të licencuara nga ana e AUV-së dhe pa prezencën e veterinerëve zyrtarë paraqet rrezik për të gjithë konsumuesit. Këtë e rregullon edhe Ligji i Ushqimit dhe aktet tjera nënligjore.
Ekziston një numër i madh i faktorëve mikrobiologjik të cilët mund të gjinden në organizmin e bagëtive, dhe nëse nuk eliminohen gjatë kontrollit të therjes, mund të shkaktojnë çrregullime të mëdha në shëndetin e njeriut, sidomos fëmijëve dhe personave në moshë të shtyre. Prandaj, mendoni për pjesëtarët e familjeve tona.
\"Therja e kafshë ne kushte jo higjienike është e ndaluar me ligjet ne fuqi personat qe ndalohen duke bërë këso lloj veprash do tu konfiskohet produkti dhe te njëjtit do të dërgohen para drejtësisë. Therini kafshët në thertoret e licencuara dhe nën mbikëqyrjen e zyrtarëve profesional të autorizuar nga AUV.\"
Kafshët të cilat gjinden ne treg pa numër identifikimi sipas AUV konsiderohen si te kontrabanduar, të pa kontrolluara, dhe si të tilla nuk janë të sigurta, qe produktet e tyre të konsumohen. Ne anën tjetër konsiderohen si të vjedhura.