Mustafa zhvilloi videokonferencë me ministrat e Ballkanit dhe Komisionin Evropian
Prishtinë, 22 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka zhvilluar sot një video konferencë me ministrat e bujqësisë të shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian / DG Agri dhe DG Near, për të diskutuar mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimin rural në rajon, si dhe për masat që po ndërmerren për të përkrahur bujqit në rajon.
Me këtë rast, Ministri Mustafa ka theksuar se do të vazhdoj bashkëpunimin rajonal, i cili theksoi se është i domosdoshëm veçanërisht në situatën e krijuar, duke koordinuar edhe më tej veprimet me shtetet e rajonit dhe institucionet e Bashkimit Evropian.