24 Dhjetor 2024

Mustafa kërkon nga AUV sqarime mbi cilësinë e grurit

Prishtinë, 20 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka thirrur sot në takim drejtorin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari (AUV) dhe ka kërkuar sqarime në lidhje me raportimet mbi cilësinë e grurit dhe mbi nivelin e kontrollit si në kufi ashtu edhe në depot në vend.

Kryeministri Mustafa kërkoi nga drejtori i AUV-së që menjëherë të themelohet një komision i pavarur me profesionistë, të cilët do të marrin mostra për analizë në mënyrë të pavarur.

Mostrat duhet të dërgohen në institute kredibile shkencore në vendet e Bashkimit Evropian me qëllim që të sqarohen dyshimet e ngritura dhe të sigurohemi që qytetarët e Republikës së Kosovës konsumojnë produkte të cilësisë më të mirë dhe të pranueshme me standardet ndërkombëtare.

Gjithashtu, Kryeministri ka kërkuar informacion nga Administrata Doganore e Kosovës për mënyrën dhe procedurat e importimit të drithërave të importuara.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmerr masa të domosdoshme që të sigurojë zbatimin e plotë të standardeve për ushqimet, si dhe masa tjera ndaj çdo organi që shkelë këto procedura.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)