22 Dhjetor 2024

Mungesa e tokës së punueshme ka sjellë pasigurinë e ushqimit në botë

Seul, 12 prill -Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron se mbipopullimi dhe mungesa e tokës së punueshme kanë sjellë pasigurinë e ushqimit në botë.

Për këtë arsye, shkencëtarët po zhvillojnë teknologjinë e re të fermave, si një masë parandaluese në rastin e mungesës së ushqimeve.

Shkencëtarët në Korenë e Jugut po eksperimetojnë fermat vertikale, kopështet që në vend që të zgjerohen horizontalisht, zhvillohen vertikalisht.

Bujqësia në ndërtesat e larta është një ëndërr për disa shkencëtarë dhe arkitektë në mbarë botën. Por shumë shpejt kjo mund të bëhet realitet.

Në periferi të Suwon-it, një qytet 30 kilometra në jug të Seulit, qeveria jugkoreane po eksperimeton me bujqësinë urbane. Administrata e Zhvillimit Rural ka ndërtuar prototipin e një ferme vertikale.

Deri tani, ky ekpertimentim është vetëm tre kate i lartë. Por ata shpresojnë që një ditë kjo teknologji do të zgjerohet dhe do të jetë e aftë të sigurojë ushqimin për mbarë vendin.

Puna e tyre e merr frymëzimin nga shkencëtari Dickson Despommier-it, i cili ka zbuluar idenë e fermave vertikale.

Shkencëtari Despommier thotë se fermat hidroponike që i ngjajnë kullave, mundet që një ditë të qëndrojnë përkrah grataçielave, si një burim i rëndësishëm ushqimi për miliarda njerëz që e kanë të kufizuar tokën e punueshme.

“Ky është vizioni im për një fermë vertikale. Standarti im ideal i krahasimit është ky dyqan i kompanisë Apple në New York, në Shëtitoren e 5-të. Në se këtë ndërtesë ndan në 5 kate, brenda çdo kati krikoj një numër të madh shtresash me të mbjella.”

Përsëri në laboratorin Suwon, shkencëtari i fushës së bujqësisë Choi Kyu-hong është duke studjuar disa nga vështirësitë bazë të kopshteve vertikale.

“Fabrika e bimëve ka nevojë për shumë energji, energjinë e dritës dhe atë të ngrohjes dhe të ftohjes. Prandaj ne i pajisim kopështet me sisteme gjeotermale. Kemi zbatuar sistemin e qelizave diellore për të siguruar energjinë nga drita, por ende kemi mundur të sigurojmë vetëm 15 për qind të energjisë së përgjithshme”.

Studjuesi Choi thotë se ka edhe sfida të tjera për t’u kapërcyar para se fermat të bëhen një burim alternativ ushqimi i zbatueshëm. Shkencëtarët po përcaktojnë tani sasinë optimale të dritës së nevojshme për rritjen e çdo lloji bime në veçanti.

Anëtarja e grupit të punës, Lee Hye Jin thotë se nevojitet më tepër kohë për ta përfunduar këtë projekt.

“Mund të duhen ndoshta 5 vjet të tjerë punë kërkimore për kapërcimin e këtyre vështirësive. Vetëm atëhere fermat vertikale mund të jenë të gatshme të përdoren gjerësisht.”

Shkencëtarët jugkoreanë thonë se me t’u zgjidhur këto probleme, fermat vertikale nuk do të mjaftohen me vetëm 3 kate. Ato mund të prekin qiellin...

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)