22 Dhjetor 2024

Mungesa e inspekcionit bëri që tregëtarët ambulantë të vërshojnë në rrugë

Mitrovicë, 19 maj - Dita e shtunë është ditë pazari në qytetin e Mitrovicës, ndërkohë që tregu i këtij qyteti llogaritet ndër tregjet e mëdha, ku për tregëtimin e pemëve, perimeve por dhe tekstilit dhe gjësendeve të tjera këtu vërshojnë tregëtarë edhe nga qytetet e tjera të Kosovës.

Kohë më parë zyrëtarët komunalë kanë rregulluar tregun e gjelbër në qytet duke ndërtuar bylmetoren dhe tezgat që ofrojnë mundësi dhe kushte optimale për punë për të gjitha tregëtarët, mirëpo problem mbetet disiplinimi përkatsisht futja e këtyre prodhimeve që tregëtohen në hapsirën e rrethuar të tregut.

Kuvendi Komunal konform kërkesave të qytetarëve dhe me qëllim të lirimit të rrugës për qarkullim ka vendosur të ndalojë shitësit ambulantë që nuk futen në treg duke nënshkruar marrveshje bashkëpunimi me policinë dhe inspekcionin me qëllim të mbështetjes së ndërsjelltë në këto aksione të largimit të shitësve nga rruga dhe trotuaret. Sot në ditën  e pazarit në Mitrovicë rruga që shpie në treg ishte përmbushur me tregëtarë ambulantë që kishin ekspozuar mallra të asortimenteve të ndryshme, duke nisur nga rasati i perimeve, pemë dhe perime deri tek tekstili dhe gjërsende të tjera që nuk kanë futur prodhimet e veta në treg.

Të kota ishin përpjekjet e zyrëtarëve të tregut që prodhuesit por edhe tregëtarët të futen, pasi për këte nuk kishin mbështetjen e inspekcionit komunal dhe policisë që zakonisht merren me ketë punë. Kordinatori i tregut Nexhat Dedia ka theksuar se kishite kërkuar asistencën e inspekcionit dhe policisë në largimin e tregëtarëve ambulantë nga trotuaret dhe rruga që shpie drejt tregut, mirëpo drejtuesë të policisë i kanë thënë se ka mungesë të stafit të policëve për shkak të përgatitjeve dhe planit operativ të rundit të dytë të zgjedhjeve serbe. “Tregu i ndërtuar ofron hapësirë të mjaftueshme dhe kushte optimale për punë” thotë kordinatori I NT “Tregu “ Nexhat Dedia duke shtuar se “ Në treg ka tezga të mjaftueshme, të cilat janë të mbuluara, oborri është i rrethuar dhe i shtruar me kubëza, posedon objektet e nevojshme përcjellëse, ujë në shumë kënde. Në përgjithësi kushtet janë shumë të mira për punë”.

Sipas Dedisë : “Shitja e produkteve të qumështit perpara është bërë jashtë çdo standardi, tash kemi bulmetoren e re, e cila është në dispozicion të tregtarëve” tha ai. Dedia poashtu theksoi se pas masave që janë ndërmarrë nga inspektorati i komunës me asistimin e policisë gjendja ka nisur të normalizohet sa i përket tregtarëve ambulantë, por sot kemi përjashtim pasi mungon asistenca e policisë për largimin e tregëtarëve nga rruga.

Qytetarët mbështesin zyrëtarët e tregut dhe inspekcionin - shitësit ankohen për mungesë klientele

Lidhur me mos asistimin e sotëm të inspekcionit nga ana e policisë zëdhënësi i policisë Besim Hoti ka theksuar se për shkak të gjendjes në pjesën matanë ibrit si shkak i protestave por edhe përgatitjes së planit operativ për rundin e dytë të zgjedhjeve të Serbisë ka mungesë të stafit të policivë që do ndihmonin inspekcionin ne vendosjen e rendit dhe largimin e shitësve ambulantë nga rruga.

Drejtuesit komunalë më herët patën vendosur që tregui të zhvendoset nga qendra dhe të shtohet në hapsirë dhe mundësi, gjë që jo lehtë është pranuar nga tregtarët dhe qytetarët, mirëpo aktualisht fal infrastrukturës, hapsirës, objektit për shitjen e produketeve të qumshtit, mundësisë së ofrimit të prodhimeve dhe me mjete motorike e bënë tregun në Mitrovicë një nga tregjet me kushte dhe mundësitë më të mira.

Pikrisht krijimi I kushteve rrethojave të tregut, të shtruar në kubëza, ku ka ujë dhe kushte të mjaftueshme ka ndikuar në vendimin e inspkecionit komunal për ndalimin e tregëtisë në rrugën e tregut, në mënyrë që qytetarët të mund të qarkullojnëlirshëm, ndërsa në terg të mund të kryejnë furnizimet e tyre. Kështu rruga që shpinte për treg që pothuajse çdo herë ishte e bllokuar e veçanrisht të shtunave kur vështirë lëvizej (përjahstim sot që nuk vepronte inspkecioni dhe policia) shpejt do të jetë një e kaluarë rrjedhimisht shitësve ambulant si duket se po iu vije fundi.

Mos lejimi i shitësve ambulantë në trotuare dhe rrugë është përkrahur si nga qytetarët e thjeshtë poashtu ehde nga tregtarët brenda tregut pasi sipas tyre janë shtuar vizitat dhe klientale në treg, ndërsa me këtë masë mbrohet edhe shëndeti I qytetarëve të Mitrovicës pasi ata furnizoheshin me zarzavateve që tregtoheshin nëpër trotuare dhe në kushte jo të mira higjienike. Rinori një mesoburrë qytetar ka kritikuar sot gjendjen e krijuar në rrugën drejt tregut, pasi vështirë kalonte pasi ka afër shtëpinë e banimit, ai shpreson se do respektohen masat e inspekcionit dhe se shitësit ambulant do të kuptojnë se pengojnë duke bërë pazarin e tyre vend e pa vend. “ Inspeksioni e policia duhet të jenë të vendosur dhë të mbajnë këtë kontroll çdo ditë posaqrisht të shtunave.

Tregu ka hapësirë të mjaftueshme, dihet ku bëhet tregu, po shihni sa vështirë kalohet kjo rrugë qoftë për këmbësor apo vetura “ tha ai. Bislimi shitës i përditshëm I zarzavateve thekson se ditëve tjera inspekcioni dhe policia krijojnë rend e rregullë këtu, ndërsa sot për çudi edhepse e shtunë nuk kanë dal të krijojnë rregullë e kushte për punë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)