27 Prill 2024

Mundësi të reja për promovimin e produkteve bujqësore vendore

Prishtinë, 25 prill - Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe Projekti Diaspora për Zhvillim i Institutit për Menaxhim dhe Zhvillim – IMD, organizuan konferencën Biznesi për Biznesin (B2B), “Partneriteti për Industrinë e Frutave dhe Perimeve ne Kosovë”, si një mundësi e mirë për promovimin e produkteve bujqësore kosovare.

Në këtë takim, të pranishëm ishin 17 distributor të prodhimeve ushqimore nga BE-ja dhe rajoni, ku patën mundësi të krijojnë lidhje të reja të importit dhe eksportit me 20 qendra grumbulluese të frutave dhe perimeve të freskëta dhe kompani përpunuese të Kosovës.

Ngjarja biznesi për biznesin, shihet si një mundësi e drejtpërdrejtë për krijimin e lidhjeve të reja në mes të kompanive për import dhe eksport. Po ashtu është dhe një rast për kompanitë e Kosovës, që t’i ripërtërijnë kontratat me vizitorë të huaj distributor të ushqimeve, të cilat tashmë distribuojnë prodhime ushqimore në Evropë dhe vende përreth.

Zëvendës drejtori i Misionit të USAID-it, Chris Edwards tha se takimet e tilla janë shumë pozitive dhe mundësi e mirë për krijimin e kontratave dhe thellimin e marrëdhënieve mes bizneseve nga Kosova dhe jashtë saj. Edwards po ashtu premtoi vazhdim të përkrahjes dhe në të ardhmen për bizneset kosovare në krijimin e strategjive të reja.

“Duhet të shfrytëzoni këtë mundësi, për të krijuar lidhje të reja, që të takojmë partnerë të biznesit përmes distributorëve tjerë të regjionit. Kompani të distribuimit janë këtu nga Gjermania, Zvicra, Shqipëria dhe Maqedonia”, pohoi ai.

Në këtë takim, disa nga bizneset vendore, kishin ekspozuar produktet e tyre, me qëllim të depërtimit në tregun e jashtëm.

Fahrije Hoti, nga organizata Gratë e Krushes, tha se takimet e tilla janë një mundësi e mirë për ta. Ajo thotë se me produktet e tyre, tashmë janë prezent me 70 për qind në tregun e Kosovës, por synim i tyre mbetet tregu i jashtëm.

“Këto janë mundësi të mira për të ardhmen, që mund të arrijmë marrëveshje që prodhimet tona, kryesisht këto produkte që unë përfaqësoj sot, kryesisht janë produkte shtëpiake që i bëjnë një pjesë e grave kryefamiljare në Krushë dhe pos tregut të Kosovës, që e mbulon diku 70 për qind, ne mendojmë që të eksportojmë dhe jashtë.

Fillimisht kemi filluar një eksport të vogël në Zvicër dhe me Shqipërinë, po presim dhe rezultate që të ketë një kërkesë më e madhe në Zvicër”, pohoi ajo.

Edhe Fitim Istogu nga Drenasi, prodhues dhe përpunues i perimeve shpreson që nga ky takim, do të mund të hapen mundësi të reja për ta, me qëllim të depërtimit në tregun e jashtëm.

Ndryshe, mundësitë e reja për Bujqësi, është një nismë katërvjeçare, që shfrytëzon qasjen për shtytje në treg, për të krijuar bazën e qëndrueshmërisë bujqësore, për eksport dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Qëllimi i programit të USAID-it, është ngritja e prodhimit bujqësor. Programi do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështes sektorin e bujqësisë në Kosovë, me qëllim që ky të jetë një sektor i qëndrueshëm dhe fitimprurës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)