22 Dhjetor 2024

MPBZHR nis ekzekutimin e 2 milionë euro subvencione për lopë

Prishtinë, 25 shtator - Ministria e Bujqësisë, Pylllatarisë dhe Zhvillimit Rurak ka bërë të ditur se ka filluar ekzekutimin e pagesave direkte në vlerë prej 2,041.100 euro për lopë qumështore.

Për të përfituar subvencione nga kjo nënmasë, kanë aplikuar gjithsej 5559 blegtorë, mirëpo vetëm 5099 prej tyre kanë arritur t’i plotësojnë kriteret e kërkuara për subvencionim.

Të gjithë blegtorët që kanë aplikuar për të përfituar subvencione është dashur të kenë minimum 5 dhe maksimum 50 krerë lopë qumështore.

Ndërsa, për deklarim të rrejshëm të të dhënave janë sanksionuar rreth 500 blegtorë, ku disa prej tyre kanë adresuar edhe ankesa, të cilat tani janë në proces të shqyrtimit nga komisionet përkatëse.

Për t’i rritur të ardhurat e fermerëve dhe për të ndikuar në rritjen e numrit të përgjithshëm të lopëve qumështore në vend, i cili ndikon edhe në rritjen e prodhimtarisë së përgjithshme të qumështit, sivjet Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka rritur përkrahjen financiare për blegtorët, nga 30 euro sa ka qenë në vitin e kaluar, në 50 euro për krerë të lopëve qumështore, ku gjithsej numri i krerëve të subvencionuara arrin në 40,822 lopë qumështore.

Vitin e kaluar, nga kjo nënmasë kanë arritur të përfitojnë subvencione rreth 4161 blegtorë për 33078 krerë të lopëve qumështore, në vlerë prej 992,340 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)