23 Dhjetor 2024

MMPH është duke hartuar politika efikase për mbrojtjen e natyrës

Prishtinë, 22 prill - Kosova edhe këtë vit, sikurse viteve të tjera, ka shënuar Ditën e Tokës me aktivitete të ndryshme.

"Ministria e Mjedisit ka rritur sipërfaqet e zonave të mbrojtura dhe ka hartuar strategji për mjedisin dhe strategji sektoriale duke kompletuar legjislacionin në harmoni me atë të BE-së", ka thënë gjatë fjalimit të saj shefja e kabinetit të MMPH-së Mrikë Macula.

“MMPH është duke hartuar politika efikase për mbrojtjen e natyrës, duke rritur sipërfaqet e zonave të mbrojtura, duke rritur cilësinë e menaxhimit të këtyre zonave, dhe duke përmbushë obligimin ndaj gjeneratave të ardhshme” ka shtuar Macula. 

Ndërkaq, shefi i njësisë për mbrojtjen e dheut, Gani Berisha ka prezantuar të dhëna për tokën dhe Mjedisin.

Gjithashtu, është prezantuar edhe projekti për studimin e tokave bujëqsore në Kosovë, i cili do të përfundojë brenda dy vjetësh.

Nga ana tjetër, dhjetra nxënës të pesë shkollave fillore të Prishtinës kanë pikturuar në një tjetër aktivitet sensibilizues në sheshin Zahir Pajaziti. Gjithashtu, në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, në Ulpianë, janë mbledhur fidanë.

Dita e Tokës ka nisur së shënuari 43 vjet më parë, ndërkaq në Kosovë, shënohet nga fillimi i shekulli të ri, me themelimim e Insitucioneve të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)