MMPH 200 mijë euro për pastrimin e lumit Sitnica
Prishtinë, 21 mars - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor(MMPH), i ka ndarë komunës së Lipjanit, 200 mijë euro për, Hapjen dhepastrimin e shtratit të lumit Sitnica.
Ministri i MMPH-së Ferid Agani, bashkë me kryetarin e komunës së Lipjanit. Imri Ahmeti, sot e nënshkruan një marrëveshje për një bashkëfinancim projektit për parandalimin e vërshimeve.
Ministri Agani tha se, ky projekt është tejet me rëndësi për komunën e Lipjanit dhe jo vetëm, sipas Aganit, ky do të jetë edhe një kontribut i drejtë për drejtë edhe për parandalimin vërshimeve në komunën e Ferizajt dhe në komunën e Graqanicës.
Ky është vetëm projekti i parë që ministria është duke e realizuar në këtë drejtim. Ne do të punojmë që në kuadër të kornizës afatmesme të shpenzimeve që pritet të miratohet së shpejti në Qeverinë e Kosovës të parashtrojmë edhe në vitet në vijim, investime të cilat në këtë mënyrë do të zgjedhim një problem të madh të komunës, jo vetëm të Lipjanit por edhe të Ferizajt, Graqanicës, Fushë Kosovës dhe Obiliqit në periudhën e ardhshme kohore tha ai.
Agani, më tej theksoi se parandalimi i vështrimeve e paraqet njërin prej prioriteteve më të mëdha të Mjedisit.
Qeveria e Kosovës do të jetë shumë e përkushtuar që në periudhën e ardhshme ti mbështetë komunat që janë të prekura nga vërshimet në mënyrë substanciale dhe me projekte konkrete deri në momentin kur të arrijmë të themelojmë fondin për mbrojtjen e mjedisit, që paraqet një prioritet të prioritete në ministrinë e Mjedisit, tha ai.
Ndërsa, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se, kjo mbështetje e Minitrisë së Ambinetit, do të ndikojë në parandalimin e vërshimeve.
Ka qenë një ndër problemet më të mëdha që jemi atakuar viteve të fundit, sidomos në kohën e reshjeve ku janë më të fiksuara. Kjo vlerë, ky projekt të cilin do ta implementojmë, besoj se do ta zgjidhim për një periudhë më afatgjate problemin e vërshimeve që i kemi pasur zakonisht në Lipjan, tha ai.
Sipas tij, kontributi i ministrisë është shumë i madh për lipjanasit sepse në vazhdimësi siç tha ai, reshjet i kanë shkaktuar telashe në pronat bujqësore, por edhe në infrastrukturën rrugore dhe në objekte të tjera.
Ministri së bashku me kryetarin e komunës, pas nënshkrimit të memorandumit, vizituan lumit SItncia.