Mitrovicë, ndihmohen pemëtarët me fidane molle

Mitrovicë, 16 nëntor - Me vendimin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës Avni Kastrati, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, me qëllim të shtimit të sipërfaqeve të mbjellura me pemë, ka realizuar një projekt për subvencionimin e pemëtarëve me fidane të reja.
Në kuadër të këtij projekti janë ndihmuar 9 pemëtarë me fidane të reja të mollës.
Me qëllim të shtimit të sipërfaqeve të mbjellura me pemë, Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural e Komunës së Mitrovicës, ka realizuar një projekt për subvencionimin e pemëtarëve me fidane të reja. Në kuadër të këtij projekti janë ndihmuar 9 pemëtarë me fidane të reja të mollës.
Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Bislim Imeri, tha se rajoni i Mitrovicës ofron kushte të mira për pemtari. Viteve të fundit shihet një interesim më i madh për kultivimin e pemëtarisë. Në këtë drejtim kemi dashur që sado pak të ndihmojnë pemëtarët mitrovicas.
Ai tha se janë ndarë gjithsej 5400 fidane, ku secili pemëtar ka përfituar nga 600 sosh. Me numrin e fidanëve të reja përfituesit mund të rrisin edhe për nga një gjysmë hektari sipërfaqet e tyre të mbjellura me pemë.
Drejtori Imeri, sqaroi se përzgjedhjen e pemëtarëve e ka bërë komisioni. Fidanët janë mollë të llojit idaret,delishes i kuq, delishes i artë, green smith, gllastar dhe saturn.
Ai tha se pos fidanëve të reja, pemëtarët kanë përfituar edhe nga një pompë spërkatëse. Do të përpiqemi që ndihmën ndaj pemëtarëve ta rrisim për ta promuvuar dhe zhvilluar bujqësinë në Komunën tone.