Mitrovicë, aksion për pastrimin e qytetit
Mitrovicë, 22 prill - Drejtoria e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës,ka organizuar të hënën në kuadër të Ditës së Tokës- 22 Prillit, një aksion për pastrimin e sipërfaqeve të gjelbëruara me nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme.
Aksionit ju ka bashkangjitur edhe kryetari i komunës, Avni Kastrati dhe nënkryetari, Riza Haziri si dhe zyrtarë të tjerë komunalë.
Kryetari Kastrati, tha se në Mitrovicë ka sfida të mëdha sa i përket gjendjes së mjedisit për qka nevojiten investime të mëdha.
Janë bërë hapa të mirë, por ende duhet shumë që të punohet në këtë drejtim.
Ndryshe prej të hënës në Mitrovicë ka filluar edhe një aksion i koordinuar nga Drejtoria e Inspeksionit dhe Policisë së Kosovës për rritjen e nivelit të pastërtisë.
Rëndësi e veçantë do tu jepet eliminimit të deponive ilegale.