03 Maj 2024

Mitrovica hap Qendren Informative Këshilluese Komunale për Bujqësi

Mitrovicë, 9 dhjetor - Fermerët e komunës së Mitrovicës, tani e tutje do kenë një adresë të qartë, ku do të mund të marrin këshilla për bujqësi prej zyrtarit të certifikuar për këtë fushë, lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me prodhimet bujqësore, duke filluar nga mbjellja, kujdesi  për të mbjellat e deri tek grumbullimi i produkteve të kulturave bujqësore.

Këtë do e mundësoj Qendra Informative Këshilluese Komunale për Bujqësi, që u hap të martën, me mbështetje të BE-së, Ministrisë së Bujqësisë dhe Komunës së Mitrovicës, e cila do të drejtohet nga Bedri Bajrami, zyrtar i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës.

Në ceremoninë e hapjes së Qendrës mori pjesë edhe kryetari i Komunës Agim Bahtiri, i cili i inkurajoi fermerët që t’i drejtohen zyrës për të marrë njohuritë dhe dijet e nevojshme, përfshirë edhe metodologjinë dhe teknologjinë që përdoret në botë, në fusha dhe kultura të ndryshme bujqësore.

\"Bujqësia është shtylla e ekonomisë së një vendi, andaj zhvillimi, puna dhe kontributi juaj në ecjen në hap me trendët e zhvillimit të vendeve evropiane, do të jetë sukses i juaj dhe sukses i ynë. Kosova është treg i vogël, mirëpo zhvillimi i bujqësisë dhe rritja e potencialit të fermerëve do të ndikoj në hapjen e rrugës për eksport dhe prezantim në tregjet e jashtme\", tha kryetari Bahtiri.

Drejtori i Bujqësisë Veton Rexha vlerësoi hapjen e zyrës si një mundësi të re të fermerëve për njohjen me të rejat në bujqësi, metodologjinë e punës, trajtimit, por edhe ngritjen e kapaciteteve për zhvillim por edhe konkurrim në projekte zhvillimore.

Hasan Sejfia nga Ministria e Bujqësisë njoftoi se shërbimet këshillimore, konfor kërkesave dhe nevojave të harmonizimit të rregulloreve me vendet e BE, në vendin do të hapen 34 qendra këshillimore.

John Mc Cormack, nga zyra e BE-së në vendin tonë, si mbështetës i këtij projekti, përmendi fillimin e projektit dyvjeçar, ku do punohet strategjia e zhvillimit rural, përmirësimi i punës së këshillimoreve, trajnimi i fermerëve, vizitat studimore dhe certifikimi i këshilluesve, me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe punës tyre në mbështetje të zhvillimit të fermerëve dhe bujqësisë.

Bedri Bajrami, këshillues në këtë qendër, tha se zyra sikurse do të jetë e hapur dhe e gatshme që të bartë të gjithë dijen dhe njohuritë tek fermerët.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)