23 Dhjetor 2024

Mishi duhet të jetë i sigurt

Dragash, 22 maj - Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve, Përpunuesve dhe Importuesve të Produkteve me Prejardhje Shtazore të Kosovës, Burim Piraj, të mërkurën në Dragash, ka takuar, Lisa Lindblad, drejtoreshë e Këshillit të SHBA-ve për Eksport të Vezëve dhe të Shpezëve (USPEEC).

Sipas komunikatës së kësaj shoqate, temë e takimit ka qenë zgjerimi i mëtejmë i bashkëpunimit në mes të këtyre dy shoqatave, së pari në shkëmbimin e praktikave të mira dhe së dyti ka qenë ngritja e sigurisë së ushqimit, sidomos të mishit të pulës që importohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

“Të dy palët janë të pajtimit se niveli i sigurisë së ushqimit duhet të jetë i mjaftueshëm ashtu që të sigurojë një ushqim të shëndetshëm për të gjithë konsumatorët. Mënyra e paketimit të produkteve të ngrira sidomos duhet të jetë në përputhje me sigurinë e ushqimit”, është thënë në komunikatë, sipas të cilës, sugjerimet e dala nga ky takim do të përcillen tek anëtarët e shoqatave përkatëse.

“Këto dy shoqata bashkëpunojnë thellë që nga viti 2005 dhe nga USPEEC, janë organizuar disa udhëtime në SHBA për të njoftuar përpunuesit si dhe importuesit Kosovar me teknologjinë e SHBA-ve në lëmin e industrisë së therjes dhe të përpunimit të mishit gjithashtu janë organizuar takime të shumta Business To Business, e, që kanë qenë shumë të suksesshme dhe kanë prodhuar shkëmbim të ndërsjellë të mallrave dhe përvojave”, është thënë në komunikatën e Shoqatës së Prodhuesve, Përpunuesve dhe Importuesve të Produkteve me Prejardhje Shtazore të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)