23 Dhjetor 2024

Mish kali edhe në qoftet e IKEA-s

Bërn, 25 shkurt - Gjiganti i mobiljeve IKEA ka tërhequr qoftet nga 14 vende të Evropës, pasi në to është zbuluar mish kali.

Inspektorët çekë kanë marrë mostrat për testim në degën e IKEA-s në Bërno.

Qoftet kanë mbajtur tiketa me përmbajtje të mishit të viçit dhe derrit.

Zëdhënësja e IKEA-s, Ylva Magnusson, ka bërë të ditur se prodhimet në fjalë janë tërhequr nga dyqanet e Suedisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Hunagrisë, Francës, Britanisë, Portugalisë, Italisë, Holandës, Belgjikës, Spanjës, Qipros, Greqisë dhe Irlandës.

Ajo ka thënë se dërgesat në vendet e tjera nuk kanë qenë të prekura.

Skandali me mish kali ka nisur në Evropë qysh në muajin e kaluar. Ai ka çuar në disa tërheqje të produkteve nga tregu dhe ka bërë që qeveritë të nisin hetimet në industrinë e përpunimit të mishit.





 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)