24 Dhjetor 2024

Mirovica angazhohet për sigurimin e tregut për prodhimet e bimëve

Mirovicë, 29 janar - Kryetari i Komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Nasuf Aliu, kanë pritur Halit Avdiun, pronar i Kompanisë  “Agroproduct”, e cila merret me eksport të prodhimeve vendore, e licencuar nga një kompani gjermane.

Gjatë takimit është biseduar për mundësinë e realizimit të një projekti për kultivimin e bimëve mjekësore në Komunën e Mitrovicës, projekt ky që përveç gjenerimit të vendeve të reja të punës, do të ndikonte edhe në zhvillimin ekonomik të komunës.

Avdija tha se kompania që ai drejton ka mbi 2.000 kooperantë në gjithë Kosovën, nga të cilët merr produktet e bimëve mjekësore, të cilat i eksporton brenda dhe jashtë vendit.  

Sipas tij, bimët që më së shumti kultivohen në Kosovë janë: menta oregano, melis, gentiane, rigoni, mëllaga e bardhë, mëllaga e zezë etj, nga kultivimi i të cilave gjenerohen vende të reja të punës dhe tregu i tyre është i sigurt.

“ Rreth 95 % të produkteve, i kemi për eksport, ndërkohë që kërkesa për këto produkte është në rritje e sipër”,  tha Avdija, duke shtuar se “ky sektor premton shumë në zhvillim dhe nuk ka nevojë për investime të mëdha, duke pas parasysh faktin se fidanët e këtyre bimëve i mbjellë një herë dhe pastaj s’ke nevojë me i ripërtëri deri në 10 apo 15 vite”.

Ai na vazhdim ka shtuar se një pikë referente gjeneron deri në 200 vende të punës, përmes lidhjeve me ekonomit familjare dhe se hapi i parë i rëndësishëm në këtë drejtim është përzgjedhja e fermerëve, sepse rezultati mund të arrihet nëse mundësia i jepet atij që duhet.

Kryetari Bahtiri dhe drejtori Aliu, kanë shpreh interesim për hapjen e katër pikave tharëse të bimëve mjekësore, tri nga të cilat mendohet të vendosen në rrafsh, ndërkaq një në Shalë të Bajgores.

Në këtë drejtim, komuna mori përsipër të analizoj dhe siguroj hapësirat (fshatrat), që janë në vartësi të lartësisë mbidetare dhe sistemit të ujitjes, si dhe të bëjë informimin dhe organizimin e fermerëve.

Kryetari Bahtiri dhe Avdiu u dakorduan që përzgjedhjen e fermerëve  ta bëjnë bashkërisht komuna me   “Agroproduct”-in, ndërkaq më pas, këshillimin e tyre, furnizimin me  fidanë dhe certifikimin do ta bëjë kompania në fjalë.

 Të dyja palët vlerësuan se është e nevojshme që të lidhin një marrëveshje edhe me IADK-në, si një OJQ profesionale, në mënyrë që ajo së bashku me komunën dhe kompaninë, të bëjë mbikëqyrjen dhe monitorimin e projektit. U konstatua se në të ardhmen është e domosdoshme që të bashkërendohen hapat konkret për fillimin e këtij projekti.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)