22 Dhjetor 2024

Miratohet Programi Strategjik i Veprimit për Pellgun e Lumit Drin

Prishtinë, 24 prill - Pëfaqësues të nivelit të lartë nga pesë vendet Ripariane nënshkruan sot në mënyrë virtuale një deklarate të përbashkët me të cilën miratojnë Programin Strategjik të Veprimit (SAP) për Pellgun e Drinit nga i cili do të përfitojnë drejtpërdrejt 1.6 milionë banorë.

Pellgu i Lumit Drin përshkon përmes Kosovës, Shqipërisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut (pesë vendeve Ripariane) dhe është burim i ujit të pijshëm, peshkimit, bujqësisë, biodiversitetit, turizmit, energjisë dhe industrisë.

Ky miratim konfirmon vullnetin politik mes pesë Riparianëve për të punuar përtej kufijve dhe dërgon një mesazh të fortë që përmirësimi në menaxhimin e burimeve ujore, që sjell përmirësim edhe në shëndetin publik dhe jetën e njerëzve, mbetet një përparësi dhe do të vazhdojë të ushtrohet në nivel ndërkufitar pavarësisht vështirësive aktuale të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

 Kriza e tanishme vë në pah edhe më shumë rëndësinë jetike të ujit për higjienë në rajon dhe globalisht.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)