Miratohet plani i veprimit për biodiversitetin 2011-2020
Prishtinë, 12 shtator - Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor të Kuvendit të Kosovës, u shqyrtua Strategjia dhe plani i veprimit për biodiversitetin 2011-2020, Planin hapësinorë Fusha e mihjes së re, 2010-2020 në zonën me interes të veçantë ekonomik.
Komisioni po ashtu shqyrtoi edhe Projektligjin për Qendrën Historike të Prizrenit dhe Projektligji për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.
Përfaqësuesja e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë Miradie Gërguri, duke paraqitur strategjinë vuri në pah nevojën e ngutshme për miratimin e saj, sepse u shpreh ajo: Strategjia dhe plani i veprimit për biodiversitetin 2011-2020 është bazë për mbrojtjen e natyrës.
Ajo më tej shtoj se strategjia ka për qëllim: ruajtjen e bodiversitetit, zhvillimin e qëndrueshëm bazuar në shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, krijimin e të hyrave dhe ndarjen e përfitimeve nga shfrytëzimi i bidiversitetit në mënyrë të barabartë.
Në vijim, ajo foli për mënyrën e implementimit të kësaj strategjie dhe shtoi se baza ligjore e implementimit të saj është Ligji për mbrojtjen e natyrës.
Anëtarët e Komisionit u shprehën në favor të kësaj strategjie, duke konstatuar se resurset natyrore duhet menaxhuar duke u bazuar në strategji dhe plan të studiuar mirë.
Po ashtu, anëtarët e Komisionit miratuan edhe Planin hapësinorë Fusha e mihjes së re, 2010-2020 në zonën me interes të veçantë ekonomik, duke vlerësuar se miratimi i këtij plani do të ndikojë në zhvillimin e kapaciteteve të reja energjetike.
Në vijim, Komisioni miratoi në parim edhe Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.
Ndërkaq, Projektligji për Qendrën Historike të Prizrenit, unanimisht u kundërshtua nga Komisioni.
Duke iu referuar qëndrimit kritik të shumë OJQ-ve dhe deklaratës së Kuvendit Komunal të Prizrenit, Komisioni vlerësoi se ky projektligj është në kundërshtim edhe me parimet e UNESC-os.