22 Dhjetor 2024

Ministria e Bujqësisë zgjat deri më 28 gusht afatin e aplikimit për grante

Prishtinë, 20 gusht - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MPBZHR) ka zgjatur deri më 28 gusht 2020 afatin për aplikim për grante në kuadër të masave mbështetëse të Programit të Zhvillimit Rural të këtij viti.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia COVID-19, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve dhe agrobizneseve. Procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë.

Ndryshe, afati për aplikim për grante investive ishte paraparë të mbyllej më 20 gusht 2020.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)