25 Dhjetor 2024

Ministria e Bujqësisë subvencionon edhe elbin dhe thekrën

Prishtinë, 3 nëntor - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural edhe në vitin e ardhshëm do të zgjerojë mbështetjen për fermerët përmes subvencionimit.

Fillimisht, është marrë vendim për të futur në skemën e subvencionimit disa kultura të reja dhe po shqyrtohen mundësitë për të përfshirë edhe të tjera për të cilat po finalizohen analizat e prodhimit dhe të tregut.

Këtë gjë e ka konfirmuar ministri Memli Krasniqi, për Telegrafin. Ai ka thënë se kjo po bëhet për të zhvilluar prodhimin primar në vend, e i cili ju shërben edhe sektorëve të përpunimit.

“Në diskutim edhe me ekspertët tanë, por edhe me fermerë e biznese të ndryshme, kemi vendosur që nga viti i ardhshëm të subvencionojmë edhe kultivimin e thekrës që kohëve të fundit edhe në vendin tonë po gjënë përdorim më të madh në industrinë e ushqimit, e po ashtu edhe elbin që është produkt i rëndësishëm në prodhimtarinë e birrës”, theksoi ministri Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)