23 Dhjetor 2024

Ministria e Bujqësisë përfiton nga përvoja gjermane

Prishtinë, 8 korrik - Eksperienca gjermane në menaxhimin e statistikave bujqësore dhe projekteve rurale është e domosdoshme për Kosovën.

Për shkëmbimin e kësaj përvoje dhe për intensifikimin e bashkëpunimit në këtë drejtim, tashmë një delegacion i Ministrisë së Bujqësisë është duke qëndruar në Gjermani, ku gjatë kësaj vizite po zhvillojnë takime me përfaqësuesit e Ministrisë Federale të Bujqësisë dhe Ushqimit, me përfaqësuesit e Zyrës Regjionale të Komisionit Evropian, si dhe gjatë kësaj kohe ky delegacion për nga afër do të shoh edhe punën që bëhet në Kompaninë për Grumbullimin e të Dhënave për Tregjet.

Sekretari i MBPZHR-së, Kapllan Halimi, i cili është edhe kryesues i këtij delegacioni, ka thënë se kjo vizitë do të shërbej për shkëmbimin e përvojave në menaxhimin e statistikave bujqësore, gjë që sipas tij ndikon edhe në formulimin e politikave agrorurale.

“Gjatë vizitës tonë tre ditore do të kemi takime me përfaqësuesit e Ministrisë Federale të Bujqësisë dhe Ushqimit, me ata të Zyrës Regjionale të KE-së, në të cilat takime, për së afërmi ne do të njoftohemi për procesin e menaxhimit të statistikave bujqësore dhe projekteve rurale, gjë që pastaj do t’i shërbejë ministrisë tonë në punën e saj në këtë drejtim, duke lehtësuar kështu edhe hartimin e politikave agrorurale”, ka thënë Halimi.

Ai po ashtu ka treguar se gjatë kësaj kohe kanë vizituar edhe disa projekte që ndërlidhen me zhvillimin e zonave rurale në Gjermani, të cilat janë financuar nga fondet e BE-së.

Ndryshe, kjo vizitë pune e delegacionit kosovarë është përkrahur nga Deutsche Gesellschaft fur International Zusammenarbeit GIZ-ja.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)