24 Dhjetor 2024

Ministria e Bujqësisë do të jetë e hapur me përfaqësuesit e biznesëve

Prishtinë, 17 tetor - Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) në përbërje me: z. Diamant Elshani, Lulzim Begaj, me bashkëpunëtorë, u pritën sot në takim nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo.

Në këtë takim njoftues, Sekretari OAK-së, Diamant Elshani prezantoi arsyet e themelimit të Odës, qëllimet dhe veprimtarinë e saj.

Gjatë këtij takimi u diskutua për çështjet më të rëndësishme të bujqësisë në vendin tonë, ku me këtë rast OAK kishte disa kërkesa të cilat i’a drejtoi Ministrit Rikalo, ndër të cilat ishin:

    Të ketë më shumë transparencë në dhënjen e granteve dhe subvencioneve;  Të rimbursohen dëmet që shkaktohen nga fatkeqësitë natyrore - ose përmes buxhetit ose përmes një mekanizmi sigurues;  Grantet dhe subvencionet të orientohen më shumë në fusha strategjike, siç janë: kulturat shumë vjeçare si dhe futja e inovacionit në bujqësi;  Ministria e Bujqësisë të organizoj fushata marketingu për prodhimet vendore dhe Ministria të mbroj ato produkte vendore të cilat kanë potencial për zhvillim dhe mund të krijojnë vende pune.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe z.Veli Halimi i cili në emër të bylmetarëve paraqiti shqetësimet e tij sa i përket këtij sektori.

Ministri Rikalo u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe theksoi se i vjen mirë për ekzistencën e një Ode të tillë e funksionale dhe u shpreh se Ministria e Bujqësisë do të jetë e hapur dhe përkrahëse në raport me OAK-në.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)