23 Dhjetor 2024

Ministria e Bujqësisë do ta ketë prioritet sektorin e qumështit

Prishtinë, 21 shkurt - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në politikat mbështetëse për bujqësinë do ta ketë prioritet edhe sektorin e qumështit, me qëllim të shtimit të prodhimtarisë dhe cilësisë së prodhimeve të këtij sektori.

Përkrahjen për këtë sektor e ka konfirmuar sot ministri i MBPZhR-së, Besian Mustafa, gjatë takimit me kryetarin e Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, Milazim Berisha, me të cilin kanë diskutuar për të arriturat dhe sfidat në këtë sektor në vitet e fundit.

Me këtë rast, ministri premtoi se kjo shoqatë do të jetë partner serioz për ministrinë gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët e këtij sektori.

Po ashtu, ai ka ritheksuar se mbështetja për këtë sektor do të jetë në vazhdimësi përmes investimeve dhe projekteve të ndryshme, që për qëllim kanë edhe arritjen e standardeve evropiane në këtë sektor.

Ndërkaq, Milazim Berisha, kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Qumështit, duke e uruar ministrin për detyrën e re, e falënderoi atë për gatishmërinë e tij për bashkëpunimin me këtë shoqatë për të avancuar edhe më tej sektorin e qumështit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)