Ministri Stavileci viziton institucionet e BE-së në Bruksel
Prishtinë, 23 maj - Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, së bashku me zyrtarë tjerë të njësive organizative të Ministrisë së Bujqësisë, sot kanë udhëtuar për një vizitë dy ditore në Bruksel.
Gjatë kësaj vizite, përfaqësuesit e MBPZHR-së do të takohen me përfaqësuesit e Komisionit Evropian, përkatësisht me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Bujqësisë dhe me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme për Zgjerim të KE-së.
Po ashtu, gjatë kësaj vizite dy ditore, përfaqësuesit e MBPZHR-së do të takohen edhe me përfaqësuesit e Parlamentit Evropian dhe me ata të Këshillit Evropian.
Në këto takime, ministri Stavileci dhe zyrtarët e MBPZHR-së do ti prezantojnë të arriturat e MBPZHR-së lidhur me procesin e përafrimit me BE-në, si dhe me zhvillimet e reja për programimin e planit të zhvillimit rural (2014-2020) dhe reformën e Politikave të Përbashkëta Bujqësore (CAP).
Me organet relevante të BE-së do të diskutohet edhe për hapat e ardhshëm që duhet ti ndërmarr Kosova për ti përmbushur të gjitha kriteret e IPARD-it.