22 Dhjetor 2024

Ministri Stavileci vizitoi fshatin Zllakuqan të komunës së Klinës

Klinë, 16 korrik - Në vazhdën e vizitave të tij në terren, ministri i MBPZHR-së Blerand Stavileci, me qëllim të monitorimit të punës së përfituesve të granteve dhe subvencioneve të ndara nga MBPZHR-ja, ishte sot në pronën e fermerit të njohur Tomë Milici në Zllakuqan të komunës së Klinës.

Milici njëkohësisht është përfitues i subvencionit në vlerë prej 135ha x 90 euro = 12.150 euro dhe subvencionit prej 35% të derivateve të naftës për korrje-shirjet e të mbjellave vjeshtore të grurit.

Duke iu drejtuar të pranishmëve, ministri Stavileci tha se tani jemi në vlugun e aktiviteteve të korrje-shirjeve dhe megjithëse në fillim faktorët klimatik e kanë shtyer këtë aktivitet, tani është çdo gjë në rregull dhe korrje-shirjet kanë filluar në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Ne si Ministri e Bujqësisë, vazhdoi me tej ministri Stavileci, edhe këtë vit kemi vendosur që t’u dalim në përkrahje autokombanjerëve dhe fermerëve duke ua subvencionuar derivatet e naftës dhe tanimë janë formuar të gjitha komisionet e nevojshme për përcjelljen dhe monitorimin e vazhdimësisë së fushatës së korrje-shirjeve.

Deri me tani, shtoi ministri Stavileci, të gjitha informacionet që na kanë ardhur nga terreni janë të kënaqëshme dhe rendimentet mesatare sillen prej 3500-4500 kg për hektarë.

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Klinës Sokol Bashota, tha se presim rendimente të larta për t’i plotësuar nevojat e të gjithë qytetarëve, por për fat të keq, sivjet një pjesë e madhe e territorit të komunës së Klinës është dëmtuar nga breshëri dhe ende jemi në proceduren e matjes së humbjeve nga dëmet e shkaktuara.

Fermeri Tomë Milici, pasi e falenderoi ministrin Stavileci dhe kryetarin Bashota për vizitën e tyre në parcelën e tij, tha se kjo nismë dëshmon që problemeve të bujqëve, institucionet e vendit i janë qasur me një seriozitet edhe më të madh dhe neve na japin shpresë së në të ardhmen do të përkrahemi edhe më shumë. Më tej, duke krahasuar kushtet klimatike dhe pengesat me të cilat janë ballafaquar, fermeri Milici tha se në përgjithësi janë të kënaqur edhe me këto rendimente të marrura.

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural së bashku me Qeverinë e Republikës së Kosovës, me qëllim që çmimi i korrje-shirjeve të del më i lirë dhe unik në tërë territorin e Kosovës, sivjet ka ndarë subvencion prej 500.000€ për derivatet e naftës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)