23 Dhjetor 2024

Ministri Stavileci nesër zyrtarisht bën vizitë në Serbi

Prishtinë, 14 nëntor - Ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, me ftesë të ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujrave të Serbisë, Dragan Glamoćić, nesër do të marrë pjesë në takimin e shtatë vjetor të Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore, i cili po mbahet në Kopaonik të Serbisë.

Kryesuese e këtij grupi në këtë vit është Ministria e Bujqësisë e Republikës së Kosovës, ndërsa nesër ministri Stavileci do t’ia dorëzojë kryesimin e grupit rajonal për vitin 2014, ministrit të Bujqësisë së Serbisë, Dragan Glamoćić.

Shtetet e Evropës Juglindore, përmes këtij grupi ndërshtetëror, po e forcojnë bashkëpunimin  në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural dhe njëkohësisht po i përafrojnë reformat rreth Politikës së Përbashkët Bujqësore, për t’i përshpejtuar proceset integruese në BE.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)