Ministri Stavileci merr pjesë në Javën e Gjelbër në Berlin
Prishtinë, 19 janar - Një delegacion i MBPZHR-së i kryesuar nga ministri Stavileci, sot ka udhëtuar për Gjermani, për të marrë pjesë në Javën e Gjelbër në Berlin, e cila është ekspozitë ndërkombëtare për ushqim, bujqësi dhe kopshtari.
Të ftuar në këtë eveniment të përvitshëm janë rreth 70 shtete dhe pjesëmarrës pritet të jenë edhe rreth 70 ministra të bujqësisë, të cilët do të marrin pjesë në Samitin e Ministrave të Bujqësisë në Berlin, në Forumin Global për Bujqësi dhe Ushqim dhe në panele të ndryshme diskutimi lidhur me rritjen e sasisë dhe sigurisë së ushqimit në nivel global.
Java e Gjelbër Ndërkombëtare do të mbahet prej 20-29 janar dhe vitin e kaluar ka tërhequr rreth 400.000 vizitorë.