22 Dhjetor 2024

Ministri Stavileci mbjellë fidane të reja në Luboten

Prishtinë, 25 korrik - Ministri i MBPZHR-së Blerand Stavileci dje ishte për vizitë në Kampin e Paqës “Green HOME”, i cili po mbahet në Luboten të komunës së Prizrenit.

Ministri Stavileci, pas mbjelljes së fidaneve të reja, tha se për MBPZHR-në janë shumë të rëndësishme aktivitetet e ndryshme për mbrojtjen ekologjike dhe me iniciativa të tilla synohet të rriten përgjegjësitë dhe të ngritet vetëdijesimi në opinionin e gjërë për mbrojtjen e tokës pyjore dhe mosdegradimin e pyjeve.

MBPZHR-ja, vazhdoi më tej ministri Stavileci, nëpërmjet bartjes së kompetencave tek organet e pushtetit lokal e ka më të lehtë të mbajë situatën nën kontrollë dhe kjo bartje e kompetencave veç ka fillu me i tregu rezultatet e para, por gjithsesi, nevojitet një vetëdijesim më i madh për rëndësinë ekologjike të mjedisit në të cilin po jetojmë.

Ndërsa, organizatori i kampit z.Labinot Salihu tha se qëllimi i organizimit të këtij kampi është vetëdijesimi se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e jona dhe për të bashkëjetuar me natyrën duhet të dijmë edhe t’i përshtatemi tërësisë së kushteve të jetesës në të, për këtë gjë, nëpërmjet këtij organizimi grupet punuese shtjellojnë edhe tema të ndryshme, si: orientimi në natyrë, legjislacioni në Kosovë për mbrojtjen e mjedisit, siguria njerëzore, etj.

Organizator i këtij kampi është KUSA (Kosovo United States Alumni), ndërkaq projekti është mbështetur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Ambasada e SHBA-ve në Kosovë dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)