Ministri Stavileci ka udhëtuar për në SHBA
Prishtinë, 17 tetor - Ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, së bashku me një delegacion nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural kanë udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë kësaj vizite zyrtare, ministri Stavileci pritet të zhvillojë takime të ndryshme me përfaqësues të departamentit të shtetit të SHBA-ve, me përfaqësues të departamentit për agrikulturë, me përfaqësues të Bankës Botërore, me përfaqësues të USAID-it dhe me kongresmenë të ndryshëm.
Po ashtu, ministri Stavileci gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të realizojë edhe vizita të ndryshme në terren, ku është planifikuar të vizitohen kompani të ndryshme të përpunimit të ushqimit, përpunimit të qumështit dhe institute të ndryshme bujqësore.
Kjo vizitë e delegacionit të MBPZHR-së u organizua nga USAID-i dhe Ambasada e Kosovës në Washington DC.