22 Dhjetor 2024

Ministri Stavileci inspektoi në terren komisionerët e MBPZHR-së

Prishtinë, 12 maj - Në kuadër të Entit të Vreshtarisë dhe Verëtarisë, sot në Rahovec fillojë të bëhet çertifikimi i verërave dhe produkteve të tjera nga rrushi, të cilat qarkullojnë në tregun e brendshëm dhe eksportohen.

I pranishëm në këtë eveniment ishte edhe ministri i MBPZHR-së, Blerand Stavileci, i cili tha se lajmi i mirë për kultivuesit e rrushit për përpunimin e verës dhe për bodrumet e verës është se së shpejti pritet të hiqet akciza për verën që posedon alkool deri në shkallën 14%.

“Në kuadër të masave mbështetëse për sektorin e vreshtarisë, ne gjatë këtij viti do të vazhdojmë ta mbështesim sektorin dhe lajmi i mirë për të gjithë prodhuesit e verës është se së shpejti pritet të miratohet në Kuvend edhe plotësim/ndryshimi i ligjit për verërat, i cili parasheh heqjen e akcizës për verërat deri në shkallën 14% alkool”.

Po ashtu, në po të njëjtën ditë, ministri i MBPZHR-së z.Blerand Stavileci, me qëllim të monitorimit të punës së komisionit për kontrollën e sipërfaqeve të mbjella me grurë, vizitoi edhe disa prej komisionerëve të MBPZHR-së në fshatin Medvec të komunës së Prizrenit.

“Tani jemi në përfundim të kontrollës në terren dhe deri më tani janë inspektuar mbi 10000 fermerë që kanë aplikuar për të përfituar nga subvencionet e MBPZHR-së për mbjelljet vjeshtore. Sapo të përfundojë inspektimi i tërësishëm i kontrollave në terren dhe të bëhet shqyrtimi i raporteve të kontrollit, do të fillojmë edhe me ekzekutitmin e pagesave”, tha ministri Stavileci.

Në rast të gjetjes së parregullësive ose shpërputhjeve të të dhënave që janë paraqitur në aplikacion me gjendjen reale në vendngjarje, shtoi ai, atëherë zbatohen edhe sanksione konform Udhëzimit Administrativ për pagesat direkte në bujqësi.

Sipas nenit 18 të U/A për pagesat direkte, mund të aplikohen edhe sanksione nga MBPZHR-ja, në rast të konstatimit të parregullsive apo gjetjes së dallimit midis sipërfaqes së deklaruar dhe asaj të përcaktuar nga komisionet gjatë kontrollës në terren.

Nëse dallimi është nën 10%, atëherë nuk aplikohen sanksione. Por, nëse dallimi është mbi 10% dhe nën 50%, atëherë mbështetja e MBPZHR-së zvogëlohet në mënyrë proporcionale, sipas përqindjes së dallimit të përcaktuar.

Ndërsa, nëse ky dallim është mbi 50%, atëherë fermeri humb të drejtën për të përfituar nga mbështetja e MBPZHR-së dhe aplikacioni i tij refuzohet.

Po ashtu, në bazë të vendimit të institucionit të kontrollit, fermeri mund të përjashtohet nga programet mbështetëse të MBPZHR-së deri në (3) tri vite, nëse bëhet fjalë për paraqitje të të dhënave të rrejshme ose nëse fermeri e pengon kontrollin zyrtar të punës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)