Ministri Peci ofron përkrahje të vazhdueshme për fermerët vendor
Prishtinë, 11 prill - “Angazhimi i Bekimit dhe i fermerëve si ai, na bën që të jemi të përkushtuar dhe krah i të gjithë kultivuesve tjerë që përmes skemave programore të rrisim përkrahjen përmes granteve dhe subvencioneve”.
Kështu u shpreh Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në vizitën të cilën e realizoi gjatë ditës së sotme në fermën e Bekim Vokrrit në fshatin Sveçël të komunës së Podujevës.
Ministri Peci pa nga afër teknologjitë e reja të kultivimit, duke përfshirë këtu edhe mbjelljen e fidaneve në module apo kaseta, përdorimin e sistemit të ujitjes pikë-pikë, si dhe sistemin modern të fertilimit.
Pasi e përgëzoi për punën dhe përkushtimin e tij në zhvillimin e veprimtarisë së tij bujqësore, Ministri Peci e njoftoi Vokrri se bazuar në Programin e Pagesave Direkte për këtë vit do të përfitoj 554 Euro për hektar për kulturat që i kultivon, si dhe do të përfitojë subvencionimin e naftës për litër varësisht nga hektarët që ai ka në pronësi.
Gjithashtu, Bekimi do të përfitoj 474 Euro për hektar të mbjellë me grurë, si dhe do përfitojë subvencionim për plehërimin pranveror.
Ndryshe, fermeri Bekim Vokrri kultivon 70 ha me karrotë të cilën e eksporton jasht vendit duke u bërë kështu lider në vend dhe jo vetëm, 10 ha me grurë nga e cila përfiton rendiment të lartë rreth 10 ton/ha, 15 ha me spec dhe 5 ha me rrepë të kuqe.
Përmes veprimtarisë së tij punëson 24 punëtorë të rregullt dhe rreth 100 punëtorë sezonal.
--