29 Maj 2023

Ministri Peci nënshkruan Udhëzimin Administrativ për kafshët shoqëruese

Prishtinë, 25 maj - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci në mëngjesin e sotëm nënshkroi Udhëzimin Administrativ për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese, akt ky ligjor i cili ua përcakton komunave në mbarë territorin e Republikës së Kosovës, kushtet se si duhet t’i trajtojnë kafshët shoqëruese.

Ministri Peci me këtë rast tha se synimi ynë është krijimi i ambienteve të sigurta për fëmijët dhe qytetarët tanë në rrugë dhe njëkohësisht edhe përkujdes të duhur për mirëqenien e kafshëve endacake në përputhje më praktikat më të mira ndërkombëtare.

“UA për kushtet dhe kërkesat teknike që duhet plotësuar nga strehimoret e kafshëve shoqëruese mes tjerash rregullon edhe këto fushëveprime: Krijimin e një programi për kontrollin e qenve endacak, organizimin e strehimores së kafshëve që do të mbështesë zbatimin e planeve lokale të kontrollit të popullatës së qenve dhe maceve, sigurimin e një lokacioni të sigurtë për deponimin e trupave të kafshëve të ngordhura nga Komunat në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Përmes këtij Udhëzimi Administrativ, përcaktohen në detaje veprimet dhe sjelljet ndaj qenve endacak që nga momenti i kapjes, izolimit, trajtimit, kastrimit, sterilizimit, fazës post-operative, socializimit, adoptimit dhe lëshimit”, theksoi Ministri Peci.  

Gjithashtu, ky udhëzim përcakton qartazi kushtet në të cilat do të trajtohen qentë dhe macet; ambientet e ndara për çdo fazë, të përshtatshme me nivel të lartë të higjienës.

Këto strehimore, do të jenë të hapura për qytetarë të cilët do të kenë mundësi që t'i vizitojnë e njëherit edhe të adoptojnë qen apo mace. Po ashtu, në funksion të këtyre strehimoreve, udhëzimi parasheh edhe kujdestarinë, ku qytetarët mund të kenë qasje në çdo kohë e orë për të raportuar çdo eventualitet. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 29 maj 2023

- Deputetja e Parlamentit Evropian dhe Raportuesja e Përhershme për Kosovën Viola Von Cramon - Taubadel do të mbajë një konferencë për shtyp. (Shtëpia e Evropës në Prishtinë përballë Zyrës së BE-së, ora 11:30)
 
- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:30)

- Koncerti i radhës, bashkëpunim i Chopin PianoFEST Prishtina me Filharmonine e Kosovës, sjell në skenë 2 artistë të shquar  nga Mbreteria e Bashkuar Peter Donohoe, doajenin e pianos dhe dirigjentin Robert Guy, për të performuar së bashku me Filharmoninë e Kosovës Koncertin nr.3 të S. Rachmaninof, me rastin e 150 vjetorit të këtij kompozitori gjenial të epokës së romantizmit. (KlanArena, ora 20:00)