22 Dhjetor 2024

Ministri Mustafa zotohet ta forcojë më shumë përkrahjen ndaj fermerëve

Prishtinë, 28 tetor - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa zhvilloi vizitë pune në Mramor, ku takoi fermerët e kësaj ane.

Ministri Mustafa bashkëbisedoi me blegtorët, fermerët dhe bletarët e Mramorit, nga të cilët u informua për veprimtarinë e tyre bujqësore. Kërkesat e fermerëve ishin kryesisht rreth ballafaqimit me sfidat e shkaktuara nga pandemia Covid-19, e cila sipas tyre i ka ndikuar së fundi.

Nga ana tjetër, ministri Mustafa njoftoi fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka filluar me pjesën e parë të pagesës së subvencioneve. Ministri i MBPZhR-së theksoi se, Ministria e Bujqësisë ka punuar pa pushim që t’i eliminojë ndikimet e padrejta në aplikimet për grante dhe subvencione, për të siguruar një fushë të barabartë të lojës, që secili fermer të jetë i barabartë.

Ndërsa, sa i përket pagesës së subvencioneve, Ministri Mustafa tha se ajo është kundërpërgjigja më e mirë e Qeverisë që ka për qëllim lehtësimin e ballafaqimit të fermerëve me situatën e krijuar nga Covid-19.

Ministri Mustafa u zotua se në kuadër të mundësive, do të vazhdojë ta forcojë edhe më shumë përkrahjen e deritanishme ndaj fermerëve, si atyre të Mramorit edhe të gjithë Kosovës.

Fermerët falënderuan ministrin Musatafa, vizitën e të cilit e cilësuan si shtysë dhe përkrahje për punën e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)