22 Dhjetor 2024

Ministri Mustafa vizitoi fermerët në Komunën e Lipjanit

Lipjan, 21 gusht - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vazhduar vizitat në terren, për të parë nga afër ecurinë e veprimtarive bujqësore të fermerëve në Komunën e Lipjanit, si dhe parkun e Blinajës.

Gjatë ditës, Ministri Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë vizituar blegtorët në këtë komunë, ku janë njoftuar nga afër me sfidat që po përballen këta fermer gjatë kësaj periudhe.

“Mbështetjen përmes subvencioneve e kemi dyfishuar dhe do të jem vazhdimisht afër jush për të ju përkrahur dhe motivuar në avancimin e veprimtarive tuaja bujqësore, gjithnjë duke siguruar që të kemi ushqim cilësor për familjet tona”, ka thënë Ministri Mustafa.

Po ashtu, Ministri  Mustafa ka vizituar parkun dhe vendgjuetinë e Blinajës,  një nga vendet  e mbrojtura në Kosovë, ku ka shikuar edhe mundësitë për rritjen e investimeve në këtë vend, në mënyrë që ky park të shndërrohet në një atraksion për vizita të ndryshme nga turizmi i organizuar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)