22 Dhjetor 2024

Ministri Mustafa vizitoi bujqit e prekur nga dëmet e breshrit

Prishtinë, 6 gusht - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa ka vizituar sot fermerët e komunave të prekura nga dëmet e breshrit dhe reshjeve të fundit të shiut në vendin tonë.

Ministri Mustafa, në vizitë tek fermerët e Komunës së Pejës, Istogut, Deçanit dhe Junikut, është shoqëruar nga kryetarët e këtyre komunave, ku kanë parë nga afër gjendjen e bujqve në sektor të ndryshëm të bujqësisë, pas dëmeve të shkaktuara nga kjo fatkeqësi natyrore.

Në anën tjetër, Ministri Mustafa i ka njoftuar fermerët, se komunat do të formojnë komisione që do të bëjnë evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve nga breshëri, të cilat do të kompensohen brenda mundësive buxhetore të ministrisë duke u bazuar në listat e përpiluara nga këto komisione komunale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)