Ministri Mustafa takoi përfaqësueset e Shoqatës së Grave fermere “Alba”
Prishtinë, 1 shtator - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot priti në takim përfaqësueset e Shoqatës së grave fermere “Alba”.
Në takim Ministri Mustafa ka theksuar rëndësinë e kësaj shoqate të grave fermere, të cilat na ofrojnë ushqime tradicionale dhe vendore në tavolinat tona, nga toka jonë.
Në anën tjetër, përfaqësueset e shoqatës së grave fermere “Alba”, kanë falënderuar ministrin Mustafa për mbështetjen e tij dhe gatishmërinë për bashkëpunim.