Ministri Mustafa pranë kultivuesve në kohë pandemie
Prishtinë, 20 prill - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë ditës së sotme ka vizituar prodhuesit dhe përpunuesit e mishit si dhe ka monitoruar nga afër mbjelljet pranverore në këtë komunë.
“Do të vazhdoj të jem sa më afër jush, që të jem mbështetja juaj gjatë gjithë procesit të punës, do të angazhohem në vazhdimësi për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit, që veprimtaria juaj të vazhdoj të fuqizohet, pavarësisht situatës së krijuar në vend”, ka thënë ministri Mustafa.
Gjithashtu, Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti e ka falënderuar Ministrin Mustafa për vizitën dhe e ka njoftuar me punën që po bën kjo komunë për sektorin e bujqësisë.