22 Dhjetor 2024

Ministri Mustafa ka pritur në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së

Prishtinë, 30 qershor – Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa sot gjatë ditës priti në takim përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko si dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për të diskutuar rreth gjendjes aktuale në bujqësi si dhe menaxhimin e situatës së krijuar nga COVID-19.

Gjithashtu, gjatë diskutimit znj. Suokko dhe znj. Richardson kanë shprehur gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së MBPZhR-së edhe në të ardhmen.

Në anën tjetër, ministri ka falënderuar përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Maria Suokko dhe koordinatoren për zhvillim nga UN, Ulrika Richardson për angazhimin dhe kontributin e dhënë në sektorin e bujqësisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)